Policia maqedonase ka paralajmërime se situata në Ohër mund të tensionohet

Si rezultat i takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, policia maqedonase ka ndërmarrë masa sigurie shtesë duke kontrolluar veturat me targa RKS

Në dalje të Kërçovës, policia maqedonase po ndalon vetura me targa RKS, duke i legjitimuar qytetarët me arsyetimin se bëhet fjalë për çështje sigurie.

Sipas Policisë së Maqedonisë së Veriut, kjo masë po aplikohet për shkak se ka paralajmërime që qytetarët e Kosovës në shenjë pakënaqësie për marrëveshjen eventuale mund të tensionojnë situatën në Ohër.

Postblloqet e ngjashme dhe prani e shtuar e policisë është vërejtur në të gjithë segmentet rrugore nga Kërçova deri në Ohër.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika