Osmani: Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet e dakorduara siç ka bërë në të kaluarën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dakordimit të Aneksit të Marrëveshjes bazë me Serbinë, ka thënë se nëse dëshirohet zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme

Presidentja, Vjosa Osmani (Foto: Valdrin Xhemaj/pixells)

Bekim Kupina këshilltari i Presidentes së Kosovës për RTV Dukagjinin, ka treguar se çfarç pritjesh ka  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dakordimit të Aneksit të Marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kupina ka thënë se presidentja Osmani nuk ka asnjë pritje që Serbia do ta respektojë zbatimin e planin evropian.

“Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, e ka thënë qëndrimin e Osmanit këshilltari Kupina për RTV Dukagjinin.

“Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”.

Më tej, Kupina ka treguar që presidentja pret zotimin e zbatimin e premtimeve që aleatët i kanë dhënë Kosovës pasi pala kosovare është treguar konstruktive në dialogun ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika