Zgjedhjet në Mal të Zi: Gjukanoviq dhe Milatoviq shkojnë në raundin e dytë

Siç njofton Qendra e Monitorimit (CEMI), pas procesimit të 97 për qind të votave, Gjukanoviq ka fituar 35 për qind, ndërsa Milatoviq ka marrë mbështetjen e 29 për qind të votuesve

Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq dhe kandidati i Lëvizjes Evropa tani Jakov Milatoviq do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç njofton Qendra e Monitorimit (CEMI), pas procesimit të 97 për qind të votave, Gjukanoviq ka fituar 35 për qind, ndërsa Milatoviq ka marrë mbështetjen e 29 për qind të votuesve.

Raundi i dytë do të zhvillohet pas dy javësh, më dy prill, shkruan Vijesti.

Sipas të dhënave të CEMI-së, Andrija Mandiq nga Fronti Demokratik pro-Serb, i cili fitoi 19 për qind, ishte më afër vendosjes në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe Aleksa Beçiq, lideri i Malit të Zi Demokratik, u rendit në vendin e katërt me 11 për qind të votës.

Sipas një publikimi nga Qendra për Tranzicionin Demokratik, kanë votuar 63.6% e qytetarëve për njërin nga shtatë kandidatët që garojnë për president.

Vetë Gjukanoviç, e theksoi se beson se një raund i dytë, do të jetë i nevojshëm.

“Kjo është një mundësi për Malin e Zi që të konfirmojë aftësinë e tij për të jetuar në kushte të stabilitetit politik dhe social, për të zbatuar reforma, për të arritur standardet dhe për të arritur një qëllim që mbështetet me gjithë zemër nga tre të katërtat e shoqërisë malazeze”, ka thënë ai në mbyllje të procesit.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament.

Presidenti i vendit zgjidhet për pesë vjet.

Të drejtë vote në këto zgjedhje patën 542.154 qytetarë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika