Dyshohet për dy persona të vdekur në një aksident në magjistralen Skenderaj-Drenas

Dyshohet për dy persona të vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Skenderaj-Drenas

Dy persona dyshohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur të hënën e dy prillit, në magjistralen Skenderaj – Drenas.

Në vendin e ngjarjes sipas Telegraf, raportohet të kenë dalur njësitet përkatëse policore dhe ambulanca.

Lidhur me rastin, RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës, por ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga ana e tyre.

Sipas pamjeve, në aksident shihet të jenë përfshirë dy automjete.

A child died in Istog, police are investigating the case

Ndryshe, sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës të publikuar në raport, brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident me fatalitet, teksa 19 të tjera konsiderohen me të lënduar, kurse 18 janë cilësuar me dëme materiale.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë shqiptuar një mijë e 239 tiketa.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika