Kryetari i FFK-së ndalohet për 48 orë nga Prokuroria

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, për 48 orë

Agim Ademi, kryetar i FFK-së

Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës të mërkurën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Ka lidhje me institucionin që ai drejton.

Prokuroria tutje ka thënë se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje.

“I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që të mërkurën të paraqitej në stacion policor për intervistim. Ndërsa pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme u intervistua edhe një zyrtar tjetër i FFK-së, më saktësisht, drejtori i Financave në Federatën e Futbollit të Kosovës, Agim Gashi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika