Selmanaj për Kurtin: Ka një vit që vetëm me dialog po merret, ndërkohë të kundërtën e deklaron në media

Selmanaj tha se Kurti ka që një vit që është duke u marrë vetëm me dialogun, teksa thotë se të kundërtën po e thotë në deklarimet publike. Selmanaj theksoi se Kurti ka një sjellje të një personi sa të papërgjegjshëm po aq edhe naiv politik dhe sipas tij ai nuk e meriton pozitën të cilën e ka

Deputeti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj

Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tregon se sa joseriozitet ka kryeministri Kurti.

Në një prononcim për EO, Selmanaj tha se Kurti ka që një vit që është duke u marrë vetëm me dialogun, teksa thotë se të kundërtën po e thotë në deklarimet publike.

Selmanaj theksoi se Kurti ka një sjellje të një personi sa të papërgjegjshëm po aq edhe naiv politik dhe sipas tij ai nuk e meriton pozitën të cilën e ka.

“Kjo tregon joseriozitetin e këtij kryeministri, ky kam përshtypjen që nuk e ka ide për rëndësinë e pozitës qe e ka. Ka një vit që ky vetëm me dialog është duke u marrë, ndërkohë neve na ka thënë së është temë e shtatë apo e tetë. Kjo shpërfaq gjithçka në fakt, kjo e shpërfaq diletantizmin e tij politik, qëndrimet e tij pozicioni i tij dhe pozita Kushtetuese që e ka nuk janë frekuenca të njëjta, që i bie që ky ka marr një pozicion ose një pozitë që nuk e meriton, nuk e meriton absolutisht sepse të thuash kështu dhe të sillesh kështu me media, me njerëzit, me Kuvendin e Kosovës, ky tregon se ka sjellje të një personi sa të papërgjegjshëm po aq edhe naiv politik”, tha Selmanaj.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika