“E gjithë familja është në njëfarë liste” – Vajza e Rada Trajkoviqit ndalohet në aeroportin e Beogradit

“Edhe vajza ime e dytë u ndalua në aeroportin e Beogradit gjatë daljes nga vendi, rrugës për në kongresin mjekësor rajonal. E gjithë familja është në një lloj liste pa asnjë arsye, asnjë aktivitet politik – vetëm sepse janë fëmijët e mi. Edhe sa?”, ka shkruar ajo në Twitter duke i etiketuar presidentin serb, Aleksandër Vucic, kryeministren, Ana Bërnabiq dhe Qeverinë serbe

Rada Trajkoviq, Aleksandër Vuçiq (foto ilustrim)

Këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ia kanë ndaluar sërish vajzën në aeroportin e Beogradit.

Sipas Trajkoviq, e gjitha familja e saj është në njëlloj liste, duke theksuar se vetëm pse janë fëmijët e saj po ndalohen.

“Edhe vajza ime e dytë u ndalua në aeroportin e Beogradit gjatë daljes nga vendi, rrugës për në kongresin mjekësor rajonal. E gjithë familja është në një lloj liste pa asnjë arsye, asnjë aktivitet politik – vetëm sepse janë fëmijët e mi. Edhe sa?”, ka shkruar ajo në Twitter duke i etiketuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren, Ana Bërnabiq dhe Qeverinë serbe.

Edhe në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, u ndalua njëra nga vajzat e Trajkoviq në aeroport, kur po udhëtonte për në Londër.

“Dhe përsëri, rrugës për në Londër vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Një qytetare e thjeshtë, shtetase britanike, e gjitha kjo për shkak të tekave të një njeriu. Ajo u lirua vetëm pas ndërhyrjes së zyrës së jashtme për udhëtime të Britanisë (FCDO). I falënderoj ata që i mësuan Serbisë sesi të respektojë qytetarët e saj”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika