Distria Krasniqi kalon në finale, Nora Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar për finale, pasi e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus. Ajo në finale do të ballafaqohet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur me sukses të kualifikohet në finale të Grand Slamit të Tbilisit.

Krasniqi triumfoi në gjysmëfinale ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.

Gjatë tërë ditës, Krasniqi tregoi formë fantastike, duke i arritur tri fitore.

Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Vlen të theksohet se Krasniqi është në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërsa xhudistja tjetër, Nora Gjakova, është kualifikuar për gjysmëfinale, pasi e mposhti xhudisten gjermanen, Pauline Starke.

Ajo ka siguruar tri fitore radhazi, dhe në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten kanadeze, Jessica Klimkait.

Ekipi prej 6 xhudistësh nga Kosova do të paraqitet në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë. Atje do të marrin pjesë:

  • Distria Krasniqi (-52 kg)
  • Erza Muminoviq (-52 kg)
  • Nora Gjakova (-57 kg)
  • Flaka Loxha (-57 kg)
  • Laura Fazliu (-63 kg)
  • Loriana Kuka (-78kg)
Në këtë Grand Slam garojnë 5 kontinente, 61 shtete, 429 garues, 221 meshkuj dhe 198 femra.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika