Besnik Tahiri: Antikushtetutshmëria është duke u bërë normë e kësaj qeverie

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paraqitur dy shqetësime ndaj Qeverisë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shqetësimi i parë është për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial, i cili, sipas tij, ka vërtetuar se kjo qeveri si normë qeverisëse ka “antikushtetueshmërinë” e se po mundohet që t’i “kapë” të gjitha institucionet e pavarura.

Ndërsa, siç tha Tahiri, shqetësimi i dytë është për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, madje edhe në institucionet bazë të ekonomisë.

“Kemi dy shqetësime të mëdha. E para ka të bëjë me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial. E dyta është për gjendjen e rëndë ekonomike, për krizën e madhe që është në institucionet bazë të ekonomisë, në BQK, bordi i Trustit dhe vendimi për shtrenjtimin e rrymës”.

“Vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton se antikushtetueshmëria në këtë qeveri është normë dhe standard qeverisës. Kjo qeveri shtyn ligje, të cilat i ka kontestuar komisioni i Venecias dhe instanca jopolitike e nivelit vendor dhe ndërkombëtar. Synim kanë që përmes ligjeve t’i kapin institucionet e pavarura. Kjo logjikë duhet të thehet. Pushtetet janë të ndara”, ka thënë Tahiri në konferencën për medie.

Ndërsa, deputeti i kësaj partie, Fatmir Gashi, ka thënë se është e pakuptimtë që të lihen 2.5 milionë euro në fondin pensional pa menaxhim. Ai ka thënë se ka pritur reformim të këtij sistemi, siç ka ndodhur në vendet e rajonit.

“Duke parë rënien ekonomike në gjithë botën, të mos formohet bordi i Trustit është e pakuptueshme nga kjo qeveri. Fondi pensional i menaxhon 2.5 milionë euro dhe ato janë të lëna pa mbikëqyrje. Nëse shohim vendet e rajonit, të gjitha kanë reformuar sistemin pensional”.

Gashi ka shprehur shqetësime edhe për punën e Bankës Qendrore dhe shtrenjtimin e rrymës.

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe deputeti i kësaj partie, Fatmir Gashi

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika