IKD reagon ndaj Albulena Haxhiut: Të mos kontestohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

IKD

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të mos ndërhyjë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ky reagim vjen pas shpalljes si të pavlefshëm të ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) nga Kushtetuesja.

Në reagimin e tyre thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë dhe duhet të zbatohen pa asnjë rezervë.

“Duke qenë instanca e vetme për interpretimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, andaj ato duhet zbatuar pa asnjë rezervë. Në këtë frymë, bartësit e institucioneve nuk do të duhej të lëshoheshin në komentime apo kontestim të vendimeve të Kushtetuese”, thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI ka reaguar pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e kishte kundërshtuar vendimin e Kushtetueses.

Një qasje e tillë, sipas KDI-së, përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit.

“Megjithatë, pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës, lidhur me projektligjin për KPK-në, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit, por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij. Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”, thuhet në reagim.

Nga KDI, kanë kërkuar nga zyrtarët e Qeverisë të “përmbahen nga çfarëdo komentimi apo sfidimi publik i vendimeve të Kushtetueses”.

“Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet e Gjykatës, gjatë hartimit potencial të projektligjit të ri për KPK-në. Respektimi i kushtetutshmërisë dhe i parimit të ndarjes së pushteteve në demokraci duhet të jenë imperativ për të gjitha institucionet në vend”, thuhet në reagim.

Për gati 10 muaj brenda Gjykatës Kushtetuese, është shqyrtuar Ligji për Këshillin  Prokurorial të Kosovës, deri kur disa ditë më parë Kushtetuesja e ka vlerësuar kundërkushtetues.

Gjykata ka gjetur një sërë shkeljesh në një sërë nenesh, të cilat i specifikon dhe bën me dije se si i tillë, ligji është i pavlefshëm në tërësi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika