Kosova në turneun e YDF-së në Bullgari

Përfaqësuesja e Kosovës në të dyja konkurrencat me U14 do të marrë pjesën në turneun e YDF-së, që do të organizohet në Bullgari nga 29 marsi deri më 2 prill

Përfaqësuesja e Kosovës në të dyja konkurrencat me U14 do të marrë pjesën në turneun e YDF-së, që organizohet në Bullgari.

Ky turbne do të organizohet nga 29 marsi deri më 2 prill, ndërsa marrin pjesë: Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

Ndeshja e parë për Dardanet dhe Dardanët do të jetë kundër Maqedonisë Veriore më 30 Mars, për të vazhduar më pas me sfidat ndaj Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.

Orari i Kosovës

 

30 Mars

 

13:00 Maqedonia V.-Kosova (F)

15:00 Maqedonia V.-Kosova (M)

31 Mars

 

13:00 Kosova-Rumania (F)

15:00 Kosova-Rumania (M)

1 Prill

 

17:00 Bullgaria-Kosova (F)

19:00 Bullgaria-Kosova (M)

2 Prill

 

13:00 Turqia-Kosova (F)
15:00 Turqia-Kosova (M)

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika