Po luanin bixhoz, arrestohen 8 të dyshuar në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se 8 të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz, por më pas, me vendim të prokurorit janë liruar

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27 mars rreth orës 23:30 janë arrestuar 8 persona në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe çipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz.

“Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe çipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika