EKSKLUZIVE: MPJD e pezullon nga puna drejtorin e Departamentit për Amerikë, përkundër që ai e fitoi rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës (DOKUMENT)

Albert Prenkaj është pezulluar nga pozita e drejtorit të Departamentit për Amerikë nga MPJD. Peuzllimi nga kjo pozitë është bërë përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës, më 20 mars, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Alber Prenkajn kundër Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës

Drejtori i Departamentit për Amerikë, Albert Prenkaj, është pezulluar nga puna me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ai është pezulluar nga puna deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e Komisionit Disiplinor.

Deri atëherë, Prenkajt do t’i ndalohet hyrja në objektin e MPJD-së, dhe çdo veprimi tjetër që mund “t’i cenojë/dëmtojë provat” sipas lëndës së iniciuar ndaj tij.

Vendimi për pezullimin e tij është bërë përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës, më 20 mars, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Alber Prenkajn kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.

Po ashtu, sipas vendimit, është anuluar vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, dhe, sipas vendimit, çështja duhet të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje.

Në arsyetimin e MPJD-së thuhet se ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga Prenkaj do ta pengoj hetimin disiplinor dhe verifikimin e fakteve ndaj tij.

“Udhëheqësi i drejtpërdrejtë/sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës me datën 28.03.2023, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj z.Albert Prenkaj, drejtor i Departamentit për Amerika. Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, vlerëson se nëpunësi civil z.Prenkaj, ndaj të cilit zhvillohet procedura disiplinore, e pengon hetimin disiplinor dhe cenon ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij, dhe ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil z.Prenkaj, ndaj të cilit ka filluar se procedura disiplinore pengon hetimin disiplinor dhe verifikimin e fakteve, si dhe mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm te detyrës së komisionit, andaj vendosi pezullimin nëpunësit civil Z.Prenkaj, deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Komisioni vendosi si në dispozitë të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Prenkaj ka të drejtë të bëjë ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në afat prej 30 ditësh.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika