Fustani i Kylie Jenner tërheq vëmendjen në Met Gala 2022

Kylie Jenner vesh fustanin e stilistit Virgil Abloh, duke "ringjallur" kështu shpirtin e tij kreativ

Kylie Jenner ka veshur një fustan të bardhë që ngjason si fustan nuseje në Met Gala 2022. I gjithë grupi Kardashian dhe Jenner ishin të pranishëm, duke përfshirë Kim Kardashian me një fustan vintage, i cili ishte i veshur nga Marilyn Monroe.

Kylie Jenner në këtë mbrëmje ka veshur një fustan nuseje bashkëkohore, të dizajnuar nga themeluesi i OFF-White, Virgil Abloh, transmeton “VOGUE”.

 

Kylie Jenner në Met Gala 2022

Kylie Jenner ka veshur një kapelë bejsbolli mbrapsht që ishte e stolisur me një vello të vogël të dizajnuar me lule. Ky stil i ngjashëm mbyll shfaqjen e vjeshtës 2022, e cila është projektuar nga Abloh para se të vdiste në nëntor të vitit 2021 në moshën 41 vjeçare.

Abloh ishte një pionier që ishte i njohur për përmbysjen e shumë pamjeve me veshjet e rrugës. Duke e veshur këtë fustan, Jenner ka “ringjallur” shpirtin e Abloh, i cili kishte një karrierë të suksesshme.

Stilisti Virgil Abroh konsiderohet si një ndër talentët më të mëdhenj amerikan në modë.

Virgil Abloh

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika