Kurti takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke, kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali, ka kërkuar që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë këtij takimi janë theksuar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të tyre nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve.

“Kryeministri Kurti kërkoi që Greqia t’ju bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

Në anën tjetër, ambasadorja Vakali, është shprehur e nderuar për detyrën që ka marrë, dhe ka thënë se Greqia është mike e sinqertë dhe e fuqishme e Kosovës.

“Edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Greqia ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale pa kurrfarë problemi”, ka thënë ajo gjatë takimit me Kurtin.

Po ashtu, Vakali është shprehur e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunimin bilateral.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

“Ambasadorja e vlerësoi angazhimin e qeverisë për vlera demokratike dhe për rezultatet në luftimin e korrupsionit”, vijon njoftimi.

Ndërkohë, Kurti dhe ambasadorja Vakali u dakorduan për vazhdimin e projekteve të përbashkëta në arsim e kulturë dhe në organizimin e radhës të forumit ekonomik.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika