Fadil Geci: Hamëz Jashari ka qenë një nga themeluesit e LDK-së

Fadil Geci

Në vazhdën e debatit për Ibrahim Rugovën dhe familjen Jashari, ka folur edhe Fadil Geci.

Ai në “Debat Plus”, përmes një lidhje telefonike, ka thënë se Hamëz Jashari, ka qenë një nga themeluesit e degës së LDK-së, në Prishtinë.

“Familja Jashari, Hamëz Jashari është njëri nga themeluesit e LDK-së, ditët e para kemi qenë në Prishtinë, bashkë me mu e kemi themelu degën e LDK-së, Hamëza ka qenë me mu”, ka thënë ai.

Po ashtu, Geci ka thënë se Rifat Jashari, ka qenë veprimtar aktiv i LDK-së.

“Rifat Jashari, ka qenë veprimtar aktiv, në LDK, tërë kohën. Sa herë ka qenë Fehmi Agani në Gjermani, Rifati ka qenë me të. Shkuarja e djemve tonë prej Drenice në 1991, përmes Sali Çekut, ka qenë kryetar i forumit rinor të LDK-së, Adem Dërguti”, ka thënë ai.

Geci u shpreh se familja Jashari, nuk ka pasur lidhje me ideologjinë majtiste.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika