24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Më 2 prill të vitit 1999, në Kralan të Gjakovës, forcat ushtarake dhe policore serbe kanë ndarë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat. Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur, për të cilët deri më sot nuk dihet asgjë

Më 2 prill të vitit 1999, në Kralan të Gjakovës, forcat ushtarake dhe policore serbe kanë ndarë disa qindra djem e burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’iu shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 ka bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, është njoftuar se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.

FDH, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.

Lidhur me krimet serbe në Kralan, në dhjetor 2014, një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës, ia ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi ka kërkuar që të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në Kralan.

Bytyqi në letrën e saj ka përkujtuar se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë. KP

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika