“Për të qenë pranë çlirimtarëve”, Krasniqi nga marshi në Prishtinë, niset për në Hagë

"Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë", ka shkruar Krasniqi në Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi (Fotografi nga arkivi)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka udhëtuar për në Hagë, ndërsa, Krasniqi para disa orësh ishte në sheshet e Prishtinës duke marshuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo u bë e ditur vetë nga Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndërkaq, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin më 3 prill (nesër) në gjyq për krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika