Zëvendëskancelari i Gjermanisë viziton Ukrainën

Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, e ka vizituar Ukrainën këtë të hënë

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Robert Habeck, gjatë një fjalimi të tij në Bundestag. 13 janar 2022

Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, ka arritur në Kiev më 3 prill, i shoqëruar nga një delegacion i biznesit të vogël.

Vizita ka në fokus nisjen e bashkëpunimit në sektorin e energjisë.

Habeck, i cili është gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, tha se qëllimi i kësaj vizite është që t’i jepet Ukrainës shpresë “se vendi do të rindërtohet pas luftës”.

Ai shtoi se disa nga vendimet për investime tashmë janë marrë dhe të tjerat priten të merren.

Habeck viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus – i cili nisi më 24 shkurt 2022.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha më herët se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams./rel/

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika