LDK-ja nuk e përkrahu marshin për drejtësi, Gashi: Nuk e kuptoj pse nuk ishte aty të paktën formalisht

Marshi “Liria ka emër” mblodhi afërsisht 100 mijë marshues në kryeqytetin e Prishtinës, por në të nuk ishte pjesë LDK-ja. Sipas Gashit, nuk është e rastësishme që një parti politike vendos të mos e përkrah një kauzë të tillë. Ai thotë se LDK-ja do të duhej të ishte prezente të paktën në mënyrë formale

Dardan Gashi, analist

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) nuk ishte në mesin e subjekteve politike, të cilat mbështetën marshin për drejtësi të organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Një veprim i tillë ndonëse i pakuptueshëm, u vlerësua si jo i rastësishëm nga ana e analistit Dardan Gashi.

“Nuk është e rastësishme që ti si një parti politike [LDK] vendos të mos e përkrahësh një diçka të tillë. Për mua problematike, sepse kur lypim drejtësi, lypim drejtësi. Nuk ishte fushatë për të kërkuar mosdrejtësi. Nuk e kuptoj pse LDK-ja nuk ishte aty të paktën formalisht. Edhe VV-ja hyri si me zor”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, i njëjti tha se nuk duhet përjashtuar mundësia se një gjë e tillë mund të përdoret edhe për qëllime politike nga subjektet politike në vend.

Marshi “Liria ka emër” mblodhi afërsisht 100 mijë marshues në kryeqytetin e Prishtinës. I njëjti u mbështet nga PDK, AAK, LB, PSD, LVV dhe partitë e tjera, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, por edhe nga figura publike e artistike të vendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika