Breznica: Lirimi i Naser Pajazitajt fuqizon dhunuesit për të kryer vepra të tilla

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës e ftuar në emisionin FIVE.

Gjykata Supreme të enjten ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.

, ka thënë se ky vendim vetëm se i fuqizon dhunuesit që ata të kryejnë vepra të tilla, sepse sipas saj, ata po kenë mundësinë të dalin shumë lehtë prej gjykatave dhe prej krejt sistemit të drejtësisë.

“Përderisa kemi prokuror të tillë për derisa nuk janë në gjendje të përpilojnë  një aktakuzë ashtu siç duhet, edhe për derisa nuk kemi hetim të provave të vazhdueshme dhe të mirëfillta padyshim që të gjitha këto dërgojnë në dekurajim të viktimave dhe në të njëjtën anë vetëm po i fuqizojmë dhunuesit që ata të kryejnë vepra të tilla sepse siç mund të shihet ata po dalin shumë lehtë prej gjykatave dhe prej krejt sistemit të drejtësisë”, është shprehur ajo në emisionin FIVE.

Po ashtu, ajo ka thënë se vendimi i tillë është mjaft shqetësues, pasi “nuk ka asnjë komunikim me publikun e as me familjarë të Donjetës, vendimin për lirimin e Naser Pajazitaj familjarët e Donjetës e kanë kuptuar përmes mediave përmes lajmeve dhe thirrjeve telefonike që kanë pranuar vëllai i Donjetës”.

Ajo ka thënë se ka gjithmonë një sistem drejtësie shumë patriarkal dhe tradicional që sipas saj po i mbron vazhdimisht burrat dhe “gratë konsiderohen si armiq dhe nuk iu intereson kurrë për jetën e tyre”.

Breznica ka thënë se aktvendimi dhe aktgjykimi duhet të dalë menjëherë edhe të arsyetohet se pse ka ardhur në këtë vendim.

“Gjykata Supreme duhet të jap një llogari se si ka ardhur në këtë vendim me çfarë arsyeje pse është marrë. Prapëseprapë kur merret një vendim prej dy ekstremeve, si për masën e një burgimi të përjetshëm pastaj po kthehemi në ekstremin tjetër që lirohet totalisht dhe shpallet i pafajshëm”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky vendim i të njëjtit organ gjyqësor është shumë konfuz dhe i paqartë, gjë që sjell shumë pikëpyetje nga viktimat e dhunës me bazë gjinore si dhe nga persona të tjerë.

Donjeta është vrarë më 2015.

Gjykata Themelore në Pejë, fillimisht, e pati liruar të pandehurin nga aktakuza.

Pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit pati marrë vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika