Arifi: VV-ja ka përçarë spektrin politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

"në 2020 e kemi pasur një sukses në unifikim e spektrit polik shqiptar, që kemi bërë një listë për zgjedhjet parlamentare në Serbi, që ka ndodhur për herë të parë pas 30 viteve...pastaj u përça sepse VV-ja i vendosi duart dhe e ka përçarë"

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në emisionin “Personale” ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, prej se ka ardhë në pushtet VV-ja ka përçarë spektrin politik në Luginë të Preshevës.

Arifi ka theksuar se që nga viti 2015 e tutje deri në vitin 2020 ka pasur një unifikim të shqiptarëve atje, duke potencuar se po në këtë vit, kanë bërë një listë për zgjedhjet parlamentar në Serbi, e, që sipas tij, ky unifikim që ka ndodhur për herë të parë pas 30 vjetësh, është përçarë nga VV-ja.

“Kur kemi filluar në 2015 kemi themeluar partin dhe kemi qenë e dhjeta parti e themeluar në atë kohë, sot mas 7-8 vite punë, e shohim që në Preshevë ka pasur një konsistencë një unifikim të spektrit politik, sepse sot kemi vetëm katër parti politike dhe një grup qytetarë. Përshtypja që ekziston në Kosovë apo në shqiptari, që ne në Preshevë jemi tepër të përçarë, nuk është reale, sepse në 2020 e kemi pasur një sukses në unifikim e spektrit polik shqiptar, që kemi bërë një listë për zgjedhjet parlamentare në Serbi, që ka ndodhur për herë të parë pas 30 viteve…pastaj u përça sepse VV-ja i vendosi duart dhe e ka përçarë. Këtë e dinë çdo preshevarë dhe çdo shqiptarë që e përcjellë politiken në Luginë të Preshevës, që më hyrjen e VV-a në pushtet, në atë moment dhe ndërhyrja e saj në Preshevës nuk ka sjellë vetëm përçarjen e kësaj liste, këtij procesi të unifikimi por edhe ka sjellë probleme të tjera”, ka thënë Arifi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika