Rita Ora do të performojë në “Eurovision”

Rita Ora do të jetë e ftuar speciale këtë vit në një nga netët e Eurovisionit që do të mbahet në Britani të Madhe

Rita Ora

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, do t’i performojë disa prej hiteve më të mëdha të saj, në gjysmëfinalen e “Eurovisionit” që do të mbahet muajin e ardhshëm në Liverpool të Anglisë, ka konfirmuar vetë “Eurovisioni”.

32-vjeçarja do të jetë një nga disa yje që do të performojnë në mbrëmjet e mëdha, si mysafire speciale.

Pos Orës, në skenën e madhe do të performojnë edhe Rebecca Ferguson dhe ish-përfaqësuesit e Ukrainës në këtë garë, si Alyosha dhe Mariya Yaremchuk.

 

Britania e Madhe u zgjodh si vend nikoqir në emër të Ukrainës, që fitoi më 2022, e që s’mund ta organizojë garën e madhe të muzikës, për shkak se vendi po përballet me agresionin rus.

“Eurovision 2023” do të mbahet në periudhën 9-13 maj.

Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” të kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika