Shefi i Wagner-it i bën thirrje Kremlinit të shqyrtojë dhënien fund të luftës

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i ka bërë thirrje Kremlinit ta shqyrtojë dhënien fund të luftës

Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin. Foto: BBC

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka shkaktuar bujë me një postim në Telegram, për atë që potencialisht mund të jetë fundi i luftës në Ukrainë.

Shumë media ukrainase i kanë kushtuar vëmendje pjesës së tekstit të 61-vjeçarit, në të cilin, është thënë se “Pushteti dhe shoqëria, sot duhet të vendosin ndalesë në operacionin special ushtarak”, transmeton agjencia e lajmeve dpa.

Edhe pas më shumë se një vit luftë, Rusia ende i referohet luftës në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.

Prigozhin, i cili e ka postuar këtë tekst të premten në Telegram, ka shtuar se “varianti ideal do të ishte që të përfundonte operacioni special ushtarak dhe Rusia të shpallte se i ka arritur të gjitha synimet e planifikuara – dhe në njëfarë mënyrë i kemi arritur ato”.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, mirëpo nuk ka arritur të depërtojë në Kiev dhe qytete të tjera të mëdha.

Forcat ruse kanë pushtuar pjesë në lindje dhe jug të Ukrainës, përfshirë edhe Gadishullin e Krimesë, të cilin e kanë aneksuar më 2014.

“Për Rusinë, gjithmonë ekziston rreziku që situata në front të përkeqësohet pas nisjes së kundërofensivës”, ka shtuar Prigozhin.

Ekspertët presin që kundërofensiva ukrainase të nisë në javët në vijim.

Megjithatë, Prigozhin është deklaruar kundër negociatave që do të nënkuptonin heqjen dorë nga territoret ukrainase që tashmë i kanë pushtuar forcat ruse. REL

Wagner: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika