Ministrat e BE-së kritikojnë Kinën për deklaratat lidhur me Ukrainën

Flamuj të Bashkimit Evropian

Deklaratat e bëra së fundi nga ambasadori i Kinës në Francë, që vënë në pikëpyetje sovranitetin e ish-shteteve sovjetike, sikurse Ukraina, janë kritikuar nga disa ministra të Jashtëm të vendeve të bllokut evropian.

“Janë krejtësisht të papranueshme”, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, para nisjes së takimit në Luksemburg me homologët e tij nga shtetet e BE-së.

“Shpresoj që shefat e këtij ambasadori do t’i qartësojnë këto deklarata”, shtoi ai.

Lidhur me qëndrimin e tij nëse Krimea – gadishulli ukrainas, që u aneksua paligjshëm nga Moska më 2014 – ishte pjesë e Ukrainës ose jo, ambasadori kinez në Paris, Lu Shaye, tha se historikisht ky gadishull ka qenë pjesë e Rusisë dhe i është dhënë Ukrainës nga ish-lideri sovjetik, Nikita Khrushchev.

“Këto shtete të ish-Bashkimit Sovjetik nuk kanë status në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e sovranitetit të tyre”, tha Shaye në një intervistë për një televizion francez, shkruan REL.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se deklarata të tilla “janë krejtësisht të papranueshme”, duke shtuar se tri shtetet e Baltikut do t’i kërkojnë Kinës për të qartësuar nëse ka ndryshuar qëndrimin zyrtar.

Po ashtu, kundër deklaratave të ambasadorit kinez më herët u deklaruan edhe Franca, Ukraina dhe tri shtetet e Baltikut.

Këto deklarata të ambasadorit kinez në Francë, vijnë teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon. Kina, aleate e Rusisë, nuk e ka dënuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë, por ka kërkuar që konflikti të zgjidhet përmes dialogut.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika