Policia sekuestron afro 500 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës

Policia Kufitare e Kosovës ka sekuestruar në Viti rreth 500 kg duhan të përpunuar dhe papërpunuar që dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Ky sekuestrim vjen pasi policia Kufitare e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës dhe hetimet rajonale të Drejtorisë kufitare-Lindje, kanë realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse në fshatin Lubishtë.

“Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e  konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të papërpunuar (në fletë) rreth 500 kg ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit. Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Image preview

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit, mallrat e sekuestruara i dorëzohen Doganës për procedura të mëtejme.

Image preview

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika