Chollet zhvillon bisedë me Kurtin: Diskutuam për takimin në Bruksel, shpreha rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit

Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet, një ditë para takimit në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shprehur rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet, ka njoftuar se një ditë para takimit në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Kurti.

Kjo lidhur me takimin e dy majit, teksa ka shprehur rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Chollet në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për takimin e 2 majit të liderëve lidhur me normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, dhe shpreha rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”,  shkroi Chollet.

Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq më 2 maj në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën, ku fillimisht do të bëhet nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur si pikë e parë, e cila do të pasohet me diskutimet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika