Protestohet ndaj reformave të Macronit, mbi 100 policë të lënduar në Francë

Të paktën 108 zyrtarë policorë janë plagosur në përleshjet më protestuesit nëpër Francë, të cilët ishin grumbulluar në qytete të ndryshme për të protestuar kundër reformave për pensione

Foto gjatë protestës për 1 Maj, kundër reformave për pensione, në Paris të Francës, 1 maj 2023. Foto: Reuters

Të paktën 108 zyrtarë policorë janë plagosur në përleshjet më protestuesit nëpër Francë, të cilët ishin grumbulluar në qytete të ndryshme për të protestuar kundër reformave për pensione.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i cili tha se një numër kaq i madh i të plagosurve nga ana e policisë është një gjë jashtëzakonisht e rrallë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave.

Qindra mijëra njerëz morën pjesë në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron.

Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Nuk dihet se sa protestues kanë mbetur të lënduar.

Kjo është dita e fundit e protestave masive kundër ndryshimeve që rrisin moshën e pensionit shtetëror nga 62 në 64. Sindikatat kërkojnë tërheqjen e kësaj reforme.

Ministria e Brendshme tha se numri i përgjithshëm i demonstruesve ishte 782 mijë, duke përfshirë 112 mijë protestues në kryeqytetin Paris, por sindikata CGT thotë se shifra është trefish më e madhe.

Në Paris, një zyrtar policor pësoi djegie të rënda në duar dhe fytyrë kur u godit nga një bombë me benzinë.

Ngjashëm, skena të dhunshme u panë edhe në Lion dhe Nantes dhe pati raportime se protestuesit e pushtuan përkohësisht një hotel luksoz në qytetin jugor të Marsejës. /REL

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika