Prokuroria Themelore në Pejë pritet t’i shpalosë të gjeturat e hetimit rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Pasditen e 26 nëntorit të vitit 2021, tre persona kanë mbetur të vdekur në Gllogjan, pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi. Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë do t'i shpalosë të gjeturat të premten, në një konferencë

Prokuroria Themelore në Pejë do t’i shpalosë të gjeturat rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan në nëntor të vitit 2021, të premten në një konferencë për media.

Kjo e fundit pritet të nisë nga ora 15:00.

Pasditen e 26 nëntorit të vitit 2021, tre persona kanë mbetur të vdekur në Gllogjan pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi.

I njëjti ishte duke bartur nxënës nga Gjakova për në Gllogjan, prej të cilëve, dy mbetën të vdekur. Njëherit, ishte edhe shoferi i autobusit ai që humbi jetën.

Lidhur me rastin, katër persona janë arrestuar.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika