Shpërthimi në veri, pak ditë pas paralajmërimit të Vuçiqit për tensione

Veriu i Kosovës është zgjuar të shtunën nga një shpërthim, i cili dëmtoi një veturë dhe një shtyllë elektrike. Cak i sulmit besohet të jenë disa kamera të sigurisë të vendosura nga institucionet e Kosovës. E, gjithë kjo, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, po ndodhë pas paralajmërimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe Listës Serbe, për tensione në veri

Intervistimin e përfundoi.

Prandaj, veturën e cila iu dëmtua nga një shpërthim në Mitrovicë të Veriut, po e largon nga stacioni i Policisë së Kosovës.

Veriut, në orët e para të shtunës, iu rikthyen incidentet.

Stacioni i Policisë së Kosovës ndodhet vetëm pak metra larg vendit të shpërthimit.

Në këtë shtyllë, e cila duket se ishte cak i këtij sulmi, ndodhen disa kamera të sigurisë të vendosura nga institucionet e Kosovës.

Gjurmët e shpërthimit janë ende prezente.

Vetura e dëmtuar nga shpërthimi duke u larguar nga stacioni i Policisë së Kosovës

Prapa kamerës së televizionit Dukagjini, disa banorë të kësaj lagjeje kanë treguar se e dëgjuan krismën.

E gjithë kjo po ndodhë pas disa paralajmërimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, për tensione në veri, pas zgjedhjeve lokale, të cilat i bënë katër komunat veriore me kryetarë shqiptarë.

Paralajmërime të njëjta lëshoi edhe Lista Serbe.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, mendon se ky shpërthim lidhet me paralajmërimet e Vuçiqit.

“Nga takimi i Brukselit ata nuk kanë marrë atë që kanë dashtë ta marrin dhe presioni edhe ndaj popullatës edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare është që popullata të mos i nënshtrohet ligjeve dhe të mos i nënshtrohet politikës zyrtare të Prishtinës”, ka thënë Kajtazi.

E, Shefi i kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, sulmin e ka konsideruar si tentativë për të penguar sundimin e ligjit në veri.

“Kjo duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për të heqjen e kamerave të paligjshme të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, e cila do të vazhdojë”, ka shkruar Vela,

Shpërthimi është duke u trajtuar organet e rendit si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, përderisa rasti është akoma nën hetime dhe nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika