Theret me thikë një grua, pasi tentoi ta ndalojë rrahjen e bashkëshortit nga dy burra të tjerë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është sulmuar me thikë në Prishtinë, pasi ka tentuar ta ndalë rrahjen në mes të bashkëshortit të saj dhe dy burrave të tjerë.

Goditja me thikë, sipas njoftimit, ka qenë në dorë, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas kësaj, gruaja ka marrë tretman mjekësor, teksa bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse tjetri mbetet në arrati.

“Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin të saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafë Kruja” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika