Konjufca përkujton Konushevcin dhe Malajn: Ata ishin simboli i besnikërisë, guximit dhe humanizmit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka përkujtuar dy figurat e rëndësishme të historisë shqiptare, gjeneralmajorin Ilir Konushevci dhe doktor Hazir Malajn

Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka përkujtuar dy figura të rëndësishme të historisë shqiptare, gjeneralmajorin Ilir Konushevci dhe doktor Hazir Malajn, të cilët, sipas Konjufcës, me heroizmin dhe sakrificën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.

“Si dy figura të respektuara në mesin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, ata ishin simboli i besnikërisë, guximit dhe humanizmit. Iliri ishte një nga themeluesit kryesor të UÇK-së në Llap dhe rënia e tij në pritë ishte një humbje e madhe në luftën tonë për liri. Me të ishte edhe mjeku i ndershëm dhe i përkushtuar, Dr. Hazir Malaj, i cili do të mbahet mend për misionin e tij humanitar në shërbim të atdheut”, shkruan Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës shton se në kujtim të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt do të jenë të vendosur dhe të përkushtuar që të vazhdojnë rrugën e tyre të drejtë.

“Lavdi për këta dy heronj, si dhe për të gjithë dëshmorët tanë që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika