5 shkolla të reja planifikohen t’i shtohen Prishtinës

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se brenda një periudhe dyvjeçare planifikohen të ndërtohen 8 shkolla

5 shkolla të reja do t’i shtohet kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një postimi në Facebook.

“5 shkolla të reja në #Kryeqytet. Së bashku me IFC – International Finance Corporation nënshkruam marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të 5 shkollave të reja për femijët tanë drejt një arsimi më cilësor. Këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në: Arbëri, Mati 1,Veternik, Kalabri, Qendër”, ka shkruar Rama.

Ky i fundit ka shtuar se brenda një periudhe dyvjeçare, në bashkëpunim me IFC-në, planifikohen të ndërtohen 8 shkolla.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika