Power takohet sot me Osmanin

Gjatë së premtes, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, takoi kryeministrin Albin Kurti. Ndërkaq, duke filluar nga ora 8:00, Power do të zhvillojë takim me presidenten Osmani

Presidenca e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet mëngjesin e së shtunës me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Takimi pritet të nisë në orën 8:00, me ç’rast, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndërkaq, pas këtij takimi, Osmani dhe Power do të deklarohen për media.

Gjatë së premtes, Power u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, pas takimit me administratoren e USAID-it Samantha Power, bëri të ditur se kanë diskutuar për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Gjatë drekës së punës dhe takimit në kryeministri folëm për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm, por edhe për zhvillimet e fundit në vend, për qeverisjen, themelimin e Fondit Sovran e për Marrëveshjen Bazike arritur në Bruksel, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Kurti.

Kurti është shprehur se “nga fjalët në vepra”, së bashku me administratoren Power dhe ministren Rizvanolli kanë lansuar ankandin e parë të energjisë solare me kapacitet prej 100 megavatësh.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika