Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe shefja e USAID-it, Samantha Power, janë pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani, gjatë kësaj të shtuneje.

Përmes një postimi, Hovenier ka shkruar se në këtë takim ata diskutuan për integrimin e Kosovës, mbështetjen e SHBA-së dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Sot u bashkua @PowerUSAID në takim me @VjosaOsmaniPRKS. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe shefja e USAID-it, Samantha Power, kanë mbajtur një konferencë për media.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka thënë se kontributi i USAID-it në Kosovë mbetet një ndër shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një deklarim për media me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, pas takimit të tyre, Osmani ka thënë se USAID ka ndihmuar përpjeket për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Kontributi i USAID është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të SHBA-ve për ta ndihmuar vendin tonë drejt sukseseve të reja. Për më shumë se dy dekada, USAID ka qëndruar krahpërkrah me Kosovën dhe popullin e saj, duke mbështetur programe të cilat kanë fuqizuar gratë, rininë dhe komunitet joshumicë në të gjitha fushat. Kanë mbështetur bizneset drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike si dhe kanë ndihmuar përpjeket tona për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. E së fundmi, me lansimin e ankandit të parë për investimin në burimet e ripërtëritshme të energjisë dje, na ndihmuat të bëjmë një hap të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt tranzicionit energjetik. Kanë kaluar më shumë se 24 vite nga vizita juaj e fundit në Kosovë dhe siç e keni konfirmuar edhe ju vetë, Kosova ka ndryshuar shumë…tashmë është Republikë sovrane”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika