Osmani: Fuqia e miqësisë në mes të Kosovës dhe Austrisë është e pamatshme

Sipas presidentes Vjosa Osmani, themelimi i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, është një domosdoshmëri, një respekt dhe një mirënjohje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se themelimi i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, është një domosdoshmëri, një respekt dhe një mirënjohje.

Sipas saj, kjo shoqatë është një mundësi më shumë ndërmjet dy vendeve për ta vazhduar traditën e miqësisë.

“Miqësia ndërmjet nesh është një fanar shprese në një botë gjithnjë e më të ndarë, është çelës për paqe, prosperitet e mirëkuptim ndërmjet kombeve e shteteve”, ka thënë Osmani në ceremoninë e themelimit të kësaj shoqate.

Ajo ka theksuar se shteti i Kosovës është bërë edhe në saje të ndihmës dhe përkrahjes së pakusht nga miqtë e saj, sikurse që është Austria prandaj edhe themelimi i kësaj shoqate sipas presidentes Osmani do të forcojë edhe më shumë miqësinë speciale ndërmjet dy shteteve.

“Në një kohë kur kontinenti ynë po përballet nga rreziqet e shumta nga sistemet autokratike dhe hegjemoniste është e rëndësishme që shtetet tona të forcojnë lidhjet. Fuqia e miqësisë mes të dyja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të dyja vende është e madhe. Ato ndërtohen mbi bazën e besimit, të vlerave dhe dëshirës për të punuar së bashku për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik, siç thotë Osmani, shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate duke promovuar edhe stabilitetin dhe bashkëpunimin në shkallë globale.

“Miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër, aq edhe e çmueshme. Austria gjithmonë ndihmonte në shkollimin e të rinjve nga Kosova. Një falënderim nga zemra për të gjithë miqtë austriakë që në periudhat e ndryshme kohore na mbështetën në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi e shtetndërtim. Me Austrinë, mbi të gjitha, na bashkon e ardhmja. Duke qenë që ndajmë vlera të përbashkëta sikurse identiteti evropian e vlerat evropiane, ne jemi të vendosur për të ecur në këtë rrugë”, shtoi Osmani.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika