Belgjika do të hapë Ambasadë në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka bërë të ditur se Mbretëria e Belgjikës së shpejti do të rrisë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë

Mbretëria e Belgjikës pritet ta hapë Ambasadën e saj në Republikën e Kosovës.

Gjersa e cilësoi si “lajm të mrekullueshëm”, lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.

“Lajm i mrekullueshëm! Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë shumë shpejt do të ngritët në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Faleminderit Jeroen Cooreman që keni ndarë detaje të këtij hapi të rëndësishëm, i cili do t’i thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive mes Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika