Rusia sulmon Kievin për herë të nëntë këtë muaj

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve raketore në Odesa

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është goditur të enjten nga sulmet ajrore ruse, për të nëntën herë këtë muaj.

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve raketore në Odesa, qytetin port në Detin e Zi, kanë thënë zyrtarët.

Shpërthimet janë dëgjuar edhe në disa qendra rajonale, Vinitsia, Kmelnitski dhe Zhitomir.

Administrata ushtarake e Kievit ka thënë se informacionet preliminare tregojnë se të gjitha raketat e nisura janë shkatërruar.

Kjo është hera e nëntë gjatë muajit që Rusia ka nisur sulme ajrore në kryeqytetin ukrainas.

Të martën, Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal, në kuadër të sulmeve “intensive”.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se ushtria e Ukrainës ka një gjendje të konsiderueshme gatishmërie për të nisur kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Zyrtarët kanë thënë se ushtria e Kievit tani ka kapacitet për manovrim të tankeve, të pajisjeve luftarake, ka inxhinierë të rinj në fushëbetejë, mund të pastrojë territoret nga minat, të ndërtojë ura të përkohshme për të kaluar lumenjtë dhe për të shënjestruar targete në distanca të gjata.

Ata kanë thënë se trupat ruse janë në gjendje “të pakëndshme”, mirëpo kanë paralajmëruar se forcat mbrojtëse të Moskës mund të kenë vendosur shumë mina në linjë të frontit.

Prandaj, sipas tyre, suksesi i ndonjë ofensive duhet të matet, jo vetëm me fitore territoriale, por edhe nëse presidenti rus, Vladimir Putin, bindet që ta rishqyrtojë strategjinë e luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika