Bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurit në Vranjevc

Dafina Basholli, doktoreshë kujdestare në repartin e Emergjencës në QKUK, ka thënë se i plagosuri nga zyrtari policor në Vranjevc të Prishtinës gjendet në sallë të operimit

Doktoresha kujdestare në repartin e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), Dafina Basholli, ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se i plagosuri gjatë aksionit të Policisë në Vranjevc vazhdon të jetë në sallën e operimit.

“Rreth orës 09:00 është sjellë këtu një person i plagosur. Personi në fjalë vazhdon të jetë në sallën e operimit, ndërsa tani për tani gjendja e të lënduarit është stabile, ndonëse është sjellë me lëndime të rënda”, ka thënë Basholli.

Sipas njoftimit të Policisë, të shtunën në Vranjevc të Prishtinës, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Pas hetimeve të kryera, të dielën policia ka kryer një bastisje në lokacionin e dyshuar.

Pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, i njëjti, ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

“Me të arritur në lokacionin-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar, policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor, i njëjti, në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qëllim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegëve të tjerë.

Portali D do t’ju mbajë të informuar për detaje të tjera në lidhje me rastin.

Polici në vetëmbrojtje ka plagosur një person në Prishtinë

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika