Promovimi i ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar – Pajisjet e FSK-së nesër ekspozohen për qytetarë

Qytetarët e Kosovës nesër (e diel) do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, të pajisjeve dhe të automjeteve të ushtrisë së vendit

Foto e publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Qytetarët e Kosovës nesër (e diel) do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, të pajisjeve dhe të automjeteve të ushtrisë së vendit.

Për herë të parë në vend po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Derisa çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane, synimi i kësaj është rritja e ndërveprueshmërisë në mes të partnerëve, gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, tregon se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

“(Nesër) Do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’…”, thotë ai për KP.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika