Pjesëtarët e FSK-së ua prezantojnë pajisjet ushtarake Kurtit, Osmanit e Hovenierit…(FOTO)

Pjesëtarët e FSK-së ua prezantojnë pajisjet ushtarake për Kurtit, Osmanit, Hovenierit...

Pjesëtarët e FSK-së ua kanë prezantuar pajisjet ushtarake presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe figurave të tjera politike.

Osmani në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023” ka thënë se ky ushtrim është i rëndësishëm në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për FSK-në.

“Ju jeni mishërimi i punës në grup, drejt një qëllimi të përbashkët. Sigurisë dhe vlerave tona. Ky ushtrim është një simbol për të ruajtur paqen dhe sigurinë në një botë që po sfidohet kjo… Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinent evropian për FSK-në”, ka thënë Osmani.

Ndërsa, Kurti ka thënë se demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, pasi sipas tij, demokracia është sistemi më i brishtë, sepse është më i hapuri.

“Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, sepse demokracia është sistemi më i brishtë, pikërisht sepse është sistemi më i hapur. Duke mos harruar mësimet nga historia e jonë kombëtare dhe ajo e mbarë njerëzimit le te jemi të bashkuar me vullnet dhe me disiplinën më të lartë në zhvillim dhe përmbylljen me sukses të këtij ushtrimi kaq të rëndësishëm për të gjithë ne”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika