Krasniqi: Shqiptarët e burgosur në Burgun e Dubravës ishin cak i masakrimit mizor nga forcat kriminale serbe

Kreu i PDK-së ka potencuar se kjo masakër e të gjitha krimet e tjera të kryera ndaj popullit të Kosovës, dëshmojnë gjenocidin e planifikuar serb mbi popullatën shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 117 të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ata ishin cak i masakrimit mizor dhe torturave çnjerëzore të forcave kriminale serbe

“Nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999, shqiptarët e burgosur në Burgun e Dubravës ishin cak i masakrimit mizor dhe torturave çnjerëzore të forcave kriminale serbe. Sot, 24 vite pas, me dhembje kujtojmë 117 të burgosur shqiptarë që u vranë pamëshirshëm në këtë masakër dhe nderojmë të gjithë të burgosurit tjerë, krahas rreth 200 të plagosurve, që patën fatin të mbijetojnë për të treguar e dëshmuar tmerrin e këtij krimi”, shkroi Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka potencuar se kjo masakër e të gjitha krimet e tjera të kryera ndaj popullit të Kosovës, dëshmojnë gjenocidin e planifikuar serb mbi popullatën shqiptare.

“Më e pakta që mund të bëhet është që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika