Ushtron dhunë në familje, arrestohet një person në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Shtimes për dhunë në familje dhe kanosje

Ilustrim

Të dielën e tetë majit një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pjetërshticë të Shtimes, pasi që i njëjti ka kanosur babanë e tij.

Me anë të një komunikate për media, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, dhe i njëjti rast është cilësuar si “dhunë në familje”.

“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:28 ka pranuar një informacion se, në fshatin Pjetërshticë të Shtimes është një rast i dhunës në familje.

Ilustrim

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.G (M.K) i moshës 32 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshjeje për njē veturë, kanos babain e tij me inicialet S.G (M/K) i moshës 61 vjeçar dhe shkakton dëme materiale në garazhin e veturës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndryshe, Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit, ka raportuar për 25 persona të arrestuar, dhe 15 të dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika