Borrell: Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt normalizimit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja e Brukselit për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen sa më shpejt

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja e Brukselit për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen sa më shpejt.

Në konferencë për media, pas takimit të ministrave të Jashtëm, kryediplomati evropian ka thënë se rruga e vetme për të dy vendet drejt Bashkimit Evropian është bashkëpunimi.

“Për këtë, zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të mbarojnë dhe atmosfera negative e mungesa e konstruktivitetit duhet të përmbyset. Të jesh anëtar i BE-së nënkupton të jesh në gjendje të bashkëpunosh, të veprosh si fqinj i mirë dhe të tejkalosh gjitha vështirësitë e kaluara”, ka thënë Borrell.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim më 17 shkurt të këtij vitit, ndërsa më 18 mars në Ohër palët janë dakorduar për udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Për asnjërën nga këto marrëveshje/dakordime nuk janë hedhur nënshkrime nga Kosova dhe Serbia, mirëpo BE dhe SHBA-të vazhdimisht kanë deklaruar se këto janë obligime që duhet përmbushur nga të dy vendet. / kallxo.com

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika