ShBA-ja vendos një rund të ri të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 23 maj, vendosën një rund të ri sanksionesh të lidhura me Korenë e Veriut.

Në listën e sanksioneve janë vendosur katër organizata dhe një individ për përfshirjen e tyre në fshehjen e fondeve dhe në aktivitete dashakeqe kibernetike, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Një individ, i identifikuar si Kim Sang Man dhe kompania për bashkëpunim të teknologjisë së informacionit, Chinyong – me seli në Korenë e Veriut – u sanksionuan nga ShBA-ja dhe Koreja e Jugut, për shkak të aktivitetit të tyre në fushën e teknologjisë informative, tha Thesari, shkruan REL.

Koreja e Veriut mbikëqyr mijëra punëtorë të teknologjisë informative në mbarë botën, por shumica e tyre janë të vendosur në Kinë dhe Rusi, tha Thesari.

Këta punëtorë “gjenerojnë të ardhura që i kontribuojnë programeve të armëve të shkatërrimit në masë dhe programeve të raketave balistike”.

Këta punëtorë fshehin identitetin e tyre, vendndodhjen dhe prejardhjen e tyre dhe përdorin dokumente të rreme për të aplikuar për punë, thanë autoritetet amerikane.

Tri grupet e tjera të sanksionuara nga Uashingtoni – Qendra Kërkimore 110, Universiteti i Automatizmit në Penjian dhe Byroja e Zbulimit Teknik – paraprakisht ishin sanksionuar nga Koreja e Jugut për përfshirjen e tyre në operacionet kibernetike dhe gjenerimin e paligjshëm të të ardhurave, me të cilat, mbështetej programi i armëve të shkatërrimit në masë i Koresë së Veriut, tha Thesari amerikan.

“Veprimet e sotme vazhdojnë të vënë në pah operacionet e gjera e të paligjshme kibernetike dhe të punonjësve të teknologjisë informative të Koresë së Veriut, që financojnë armët e paligjshme të shkatërrimit në masë të regjimit dhe programet e tij të raketave balistike”, u tha në njoftimin e Thesarit.

Thesari theksoi se Byroja e Zbulimit Teknik udhëheq përpjekjet e sulmeve kibernetike të Koresë së Veriut dhe mbikëqyr departamente që janë të lidhura me Grupin Lazarus.

Lazarus është akuzuar se ka kryer një prej vjedhjeve më të mëdha në histori të kriptovalutave në mars të vitit 2020. Ky grup pretendohet se ka vjedhur kriptovaluta në vlerë prej rreth 620 milionë dollarësh.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika