Sërish qen të ngordhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut

Katër qen të helmuar janë gjetur të rreshtuar pranë njëri-tjetrit në shëtitoren e Mitrovicës, duke nxitur dyshimet se janë hedhur hot-dog të helmuar. Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve "Sapa" ka raportuar dhjetëra raste të helmimit të qenve në rajonin e Mitrovicës, por ende nuk është zgjidhur asnjë rast

Katër qen të ngordhur janë gjetur pranë njëri-tjetrit në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, para mesnatës së 24 majit. Por, disa qytetarë kanë pretenduar se dy persona qenve u kanë hedhur hot-dog të helmuar dhe policia u njoftua për këtë rast.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa” ka raportuar raste të tjera të helmimit të qenve. Policia ka konfirmuar se rasti do të hetohet.

Në Mitrovicën e veriut, që nga 3 marsi, ka pasur helmime të vazhdueshme, pothuajse të përditshme të kafshëve, kryesisht qenve. Sipas të dhënave të Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa”, në këtë periudhë kanë ngordhur mbi 100 qen.

Si rezultat, qytetarët e Mitrovicës shpesh gjejnë trupa të pajetë të qenve të ngordhur në rrugët e tyre. Kështu ishte edhe mbrëmë.

“Një nga kafshët shtëpiake të ngordhura të Mitrovicës e gjetëm në rrethrrotullimin në qendër të qytetit, buzë asfaltit”, raporton Kossev, përcjell Dukagjini.

 

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika