Kurti: Miratohet Udhëzimi Administrativ për trajtimin e qenve endacakë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Udhëzimi Administrativ përcakton kushtet dhe kërkesat teknike për trajtimin e qenve dhe macave, duke siguruar një nivel të lartë të higjienës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar të enjten Udhëzimin Administrativ për trajtimin e qenve endacakë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ky hap i rëndësishëm vendos themelin e bazës ligjore për trajtimin e qenve endacakë në vend.

Udhëzimi Administrativ, i cili u deklarua nga Kurti, përcakton qartazi kushtet dhe kërkesat teknike që duhet të plotësohen për trajtimin e qenve dhe macave. Në veçanti, përcaktohen ambientet e ndara për secilën fazë të trajtimit, duke siguruar një nivel të lartë të higjienës.

Udhëzimi gjithashtu rregullon veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacakë, duke filluar nga momenti i kapjes së tyre, izolimi, trajtimi, kastrimi, sterilizimi, deri në fazën e pasoperacionit, socializimit, adoptimit dhe lëshimit në vendin e duhur.

Ky hap i ri ligjor ka për qëllim të mbrojë mirëqenien dhe të drejtat e qenve endacakë në tërë territorin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika