ShBA e dënon aksionin e Policisë në veri, e cilëson si masë të dhunshme

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Jefrrey Hovenier, ka reaguar pas intervenimit të policisë në veri duke thënë se "masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë"

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës.

Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Speciale, është duke vazhduar në asistimin e tyre për të krijuar kushte që kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan, të hyjnë në objektet komunale.

Tashmë brenda objektit është mundësuar të hyjë kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Leposaviqit. Atyre i është mundësuar hyrja pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës, ku edhe i kanë shpërndarë protestuesit.

Gjatë ndërhyrjes ka pasur rezistencë nga grupet serbe, madje ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e përplasjeve me protestues, pesë policë të Kosovës janë lënduar lehtë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika