BE reagon pas dëmtimit të makinave të RTV Dukagjini dhe Kallxo.com

Gazetarët duhet të lejohen ta kryejnë punën pa pasur frikë për sigurinë e tyre, ka thënë ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka dënuar dëmtimin e makinave të ekipit të dy mediave në Kosovë, RTV Dukagjini dhe Kallxo.com.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori i BE-së ka thënë se gazetarët duhet të lejohen ta kryejnë punën pa pasur frikë për sigurinë e tyre.

“BE dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin KallxoLive dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”, shkroi ai.

Shumë makina të mediave në Kosovë, janë dëmtuar duke u shpuar gomat, thyer xhamat e shënuar grafite nacionaliste serbe gjatë raportimit të tyre nga protesta e qytetarëve serbë në komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në kundërshtim të kryetarëve të rinj shqiptarë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe vetura e ekipit të RTV Dukagjinit, e cila është dëmtuar gjatë raportimeve në Zubin Potok dhe në Leposaviq.

Përpos kësaj, disave prej tyre u janë shpuar edhe gomat.

Përkundër këtyre provokimeve, nga thirrje e vizatime të ndryshme, Policia e Kosovës dhe KFOR kanë qëndruar në nivel të detyrës, duke mos lënë që situata të eskalojë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika