Abott: Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott, ka reaguar pas sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të Kosovës.

Këto sulme ambasadori Abott i ka cilësuar të papranueshme dhe kriminale.

Me anë të një postimi në Facebook, Abott ka ripërsëritur thirrjen e shteteve të QUINT-it që të ndërmerren veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën dhe ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, shkroi ai.

Ndryshe, përfaqësuesit e shteteve të Quint-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës – kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika